“Zgjerohet infektimi i qeverisë me tendera sekretë”/ Alibeaj denoncon Drejtësinë: KLSH dhe SPAK duhet të ulërijnë

Shqipëria

“Zgjerohet infektimi i qeverisë me tendera sekretë”/ Alibeaj denoncon Drejtësinë: KLSH dhe SPAK duhet të ulërijnë

Më: 8 prill 2020 Në ora: 14:43
Enton Abilekaj

Ish- deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj pas tenderave të ushqimeve nga Ministria e Mbrojtjes dhe 4 tenderave të cilësuara ”sekret shtetëror” nga Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik një denoncim të radhës, siç i referohen nga radhët e PD-së.

“Virusi i vjedhjes me tendera “sekrete” është përhapur masivisht në qeverinë shqiptare. Pas Ministrisë së Shëndetësisë edhe Ministria e Drejtësisë ka bërë tender për materiale mjekësore anticovid. Me urgjencë, me shpejtësi dhe sigurisht, sekret! Fituesi, gjithnjë i paracaktuar! Kompania “FEDOS” shpk është “fituesja” dhe përfituesja e parave të shqiptarëve, që nuk dihet si janë harxhuar. Tenderat e klasifikuar sekret i kanë mbyllur gojën qeverisë! Asnjë pipëtimë se ku shkuan 1.5 milionë euro të ushqimit të shqiptarëve. Asnjë shpjegim pse u bënë sekrete 4 tendera të Ministrisë së Shëndetësisë. Ligji detyron qeverinë të bëjë transparencë dhe të mos bëjë “rrush e kumbulla” paratë e shqiptarëve. Sa para nga të shqiptarëve ka harxhuar në mënyrë sekrete? A ka abuzuar me këto para? A ka favorizuar ndonjë klient? Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe SPAK-u duhet të ulërijnë për zbatimin e ligjit. Shqiptarët i paguajnë për të gjetur padrejtësitë, abuzimet, vjedhjet dhe për t’i ndëshkuar ato”, shkruan Alibeaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat