Urdhrat e mbrojtjes, çiftet shqiptare ulin agresivitetin dhe dhunën ndaj njëri-tjetrit

Shqipëria

Urdhrat e mbrojtjes, çiftet shqiptare ulin agresivitetin dhe dhunën ndaj njëri-tjetrit

Më: 8 prill 2020 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

E ndërsa kanë qenë të detyruar të qëndrojnë bashkë në banesa për shkak të kufizimeve të aktit normativ kundër Covid-19, çiftet shqiptare duket se kanë ulur agresivitetin dhe dhunën ndaj njëri-tjetrit.

Kjo të paktën vihet re nga statistikat e Gjykatës së Tiranës, ku ka një ulje të ndjeshme të kërkesave për urdhra mbrojtje krahasuar me një muaj më parë.

Krahas masave të sigurisë, urdhrat e mbrojtës janë të vetmet që po gjykohen në gjykatën civile pasi futen te rastet emergjente.

Mësohet se brenda kësaj periudhe 30 ditore janë dhënë 31 urdhra të menjëhershëm mbrojtje dhe 5 urdhra mbrojtje, ndërkohë që krahasuar me muajin e mëparshëm kjo shifër ishte dyfish me e lartë.

Të dhënat nga gjykata e Tiranës tregojnë se krahasuar me një muaj më parë, nga data 3 shkurt dhe deri në datën 9 mars kur ishte edhe dita e parë e nisjes së kufizimeve ku qytetarët duhet të qëndronin në banesa, gjykata ka dhënë 73 urdhra të menjëhershëm mbrojtje dhe 14 urdhra mbrojtje.

Ndërkohe që edhe të dhënat nga policia e shtetit thonë se për këtë periudhë kemi 80% kërkesa më pak për urdhra mbrojtje.

Por ndonëse të pakët në numër sërish janë gratë ato që denoncojnë dhe i drejtohen institucioneve për ndihmë.

31 rastet e urdhrave të menjëhershëm të mbrojtjes janë gratë ato që kanë denoncuar në 21 raste bashkëshortët e tyre, ndërsa në 10 raste janë pjesëtarë të tjerë të familjes.

Kjo është edhe në vendimet e urdhrave të mbrojtjes, ku në 4 raste janë gratë sërish që i drejtohen gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat