Në karantinë dhe të dehur: Në një muaj janë arrestuar 166 shoferë në Shqipëri

Shqipëria

Në karantinë dhe të dehur: Në një muaj janë arrestuar 166 shoferë në Shqipëri

Më: 8 prill 2020 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

Këto janë vetëm dy nga rastet më të fundit te konstatuara nga policia gjatë kontrolleve në postoblloqe të ushtruara ndaj drejtuesve të automjeteve e teksa policia është në kërkim të atyre qytetarëve që drejtojnë automjetin pa patur një mandat për të dalë nga shtëpia ka zbuluar një rrethanë tjetër.

Të dy këta drejtues automjetesh janë arrestuar pasi janë konstatuar në gjendje të dehur.
Por në total sipas policisë rrugore në vend gjatë këtyre javëve, ku vendi është futur në karantinë janë arrestuar 166 drejtues mjetesh të cilët janë zbuluar se po drejtonin automjetin në gjendje të dehur.

Të gjithë janë lënë nga gjykatat e shkallës së parë me masën e detyrimit me paraqitje ndërsa shumica e tyre, sikurse raportohet, janë justifikuar se ishin në gjendje të rënduar nga ankthi dhe stresi dhe për këtë shkak ata kishin konsumuar alkool në shtëpitë e tyre.

-Cili ishte justifikimi i klientit tuaj?

“Klienti im duke konsumuar gjatë ditës raki në shtëpi dhe gjatë orarit për të shkuar në punë si roje, u ndalua nga postblloku, i dha arrest shtëpie pasi ndodhemi dhe në gjendje situatë coronavirusi”, shprehet Shpëtim Kodhelaj.

Po përse këto shifra kaq të larta me shoferë që drejtojnë automjetin në gjendje të dehur, pavarësisht se qarkullimi është kufizuar nga njëra anë, dhe të rinj që konstatohen me doza hashashi në xhep gjatë fashave të ndaluara. Ekspertët e toksilogjisë mendojnë se karantinimi në shtëpi ndikon në stres dhe dyfishon varësinë.

-Në situatën kur lëvizjet janë të kufizuara a paraqiten qytetarë të alkoolizuar dhe përdorues droge?

“ Paraqiten. Në përgjithësi flasim për persona që paraqiten në kushtet e urgjencës dhe jo për persona që vazhdojnë të jenë të shtruar”, shprehet Amarda Gashi.

-Po çfarë këshilloni ju për ti shpëtuar varësisë ?

“Të qëndrojnë në shtëpi, të flasin me familjarët, të këshillohen me ne on line dhe të ndjekin dokumentarë të ngjashëm se si shpëton nga varësia”, shton më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat