I këputet këmba, barrela me të dyshuarën për koronavirus zë poshtë infermierin te Infektivi

Shqipëria

I këputet këmba, barrela me të dyshuarën për koronavirus zë poshtë infermierin te Infektivi

Më: 9 prill 2020 Në ora: 09:56
Pamje nga video

Sot shënohet një muaj që kur u shfaqen dy rastet e para të infeksionit me COVID 19 në vendin tonë.

Spitali Infektiv pret dhe përcjell pacientë me koronavirus. Edhe këtë mëngjes autoambulanca solli pranë këtij spitali një të moshuar, i dyshuar për virusin.

Por ndërsa nxirrej barrela, diçka nuk shkoi si duhet, pasi barrelës iu këput njëra këmbëz, dhe infermieri u rrëzua bashkë me të.

Më pas i njëjti pacient u nxor nga Infektivi dhe u hip sërish në autoambulancë dhe u drejtua drejt spitalit të zemrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat