Si është gjendja e pacientëve në Infektiv dhe Sanatorium/ MSH: 10 në terapi intensive, 4 të intubuar dhe 11 të shëruar

Shqipëria

Si është gjendja e pacientëve në Infektiv dhe Sanatorium/ MSH: 10 në terapi intensive, 4 të intubuar dhe 11 të shëruar

Më: 9 prill 2020 Në ora: 11:51
Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 165.

Por nderkohe ne dy spitalet COVID ne vend vijon beteja per te sheruar pacientet e tjere qe jane te shtruar.

Ministria e Shendetesise, raportoi sot detaje lidhur me gjendjen e tyre.

Sipas MSH, në shërbimin infektiv aktualisht janë 52 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive.

“Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej. 5 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve janë të intubuar”, tha ministria gjate deklarates se sotme per mediat.

Keshtu, ne dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 58 pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat