“Do jemi gjithmonë pranë jush! “/ Vizita e Presidentit të Malit të Zi në komunitetin shqiptar, reagon Meta

Shqipëria

“Do jemi gjithmonë pranë jush! “/ Vizita e Presidentit të Malit të Zi në komunitetin shqiptar, reagon Meta

Më: 10 prill 2020 Në ora: 10:29
Ilir Meta

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri i Republikës, Ilir Meta përshëndeti vizitën e Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç në Komunën e Tuzit.

“Përshëndes vizitën e Presidentit të Malit të Zi, z.Milo Gjukanoviç në Komunën e Tuzit dhe mbështetjen e tij dhe të Qeverisë së Malit të Zi për komunitetin shqiptar në këtë situatë të vështirë për të gjithë.
Duke u uruar të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi shëndet të plotë, si dhe shërim të shpejtë të prekurve nga pandemia COVID-19, shpreh solidaritetin tim në këto momente për Kryetarin e Komunës së Tuzit, z.Nik Gjeloshaj dhe për të gjithë komunitetin e dashur shqiptar.
Do të jemi gjithmonë pranë jush! ????“, shkroi Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat