Me maskë oksigjeni, detaje nga gjendja shëndetësore e deputetit Alimadhi

Shqipëria

Me maskë oksigjeni, detaje nga gjendja shëndetësore e deputetit Alimadhi

Më: 11 prill 2020 Në ora: 11:14
Adriatik Alimadhi

Dalin detaje nga gjendja shëndetësore e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Adriatik Alimadhi, i cili prej ditësh po kurohet tashmë në Spitalin Infektiv, pasi është prekur nga koronavirusi.

Ne pavijon po mjekohen edhe mjekët Roland Xhaxho dhe Andi Koraqi.

“Gjendja e Alimadhit stabël dhe nga mjekët thuhet që trajtohet me oksigjenoterapi me cpap ose siç njihet maskë oksigjenuese. Ka vështirësi ne frymëmarrje po gjendja konsiderohet stabile. E njëjta situatë edhe me mjekun Roland Xhaxho. Ndërkohë që doktor Andi Koraqi nuk shfaq probleme dhe vlerësohet në gjendje të mire relativisht pavarësisht faktit që është mbipeshë”, tha gazetari për “News 24”.

Sipas tij, tek COVID 2, ndodhen 5 persona në terapi intensive, 4 të intubuar, 2 gra dhe 2 burra.

“Është edhe një person i pestë jo i intubuar, por me oksigjen. Në pavijonin e COVID 2 mbeten të shtruar edhe 12 persona të tjerë. Kanë pneumoni bilaterale por nga tamponi kanë rezultuar negativë. Por mjekët e sanatoriumit nuk japin garanci se tamponi mund ta kapë kur virusi zbret në mushkëri. Ata thonë se të sëmurët janë me COVID dhe se këtë e tregon skaneri i pulmonit. Vihet re ulje e të sëmurëve dhe komplikacione dhe urgjencave”, raportoi me tej ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat