Dy mjekë fitojnë betejën me Covid-19, shkon në 32 numri i personelit mjekësor të shëruar

Shqipëria

Dy mjekë fitojnë betejën me Covid-19, shkon në 32 numri i personelit mjekësor të shëruar

Më: 12 prill 2020 Në ora: 15:07
Dy mjekë fitojnë betejën me Covid-19

Brenda 24 orëve, në vendin tonë janë shëruar nga koronavirusi 20 persona. Mes këtyre të shëruarve kanë qenë edhe dy mjekë. Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi në llogarinë e saj personale në Facebook, ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Me dy mjekët e ditës së sotme, numri i personelit mjekësor të shëruar nga Covid-19 shkon në 32. Ndërsa, numri i përgjithshëm i të shëruarve në vend është 217.

Postimi:

Shërimi i plotë edhe i 2 mjekëve në Tiranë të prekur nga #COVID19 është një lajm shpresëdhënës në këtë ditë simbol të triumfit të jetës

Shkon në 32  numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19 

Deri tani janë 217 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me #COVID-19

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat