Çaste emocionuese tek Spitali Infektiv, infermierja bën gjesin e madh për të prekurit me koronavirus për festën e Pashkës

Shqipëria

Çaste emocionuese tek Spitali Infektiv, infermierja bën gjesin e madh për të prekurit me koronavirus për festën e Pashkës

Më: 12 prill 2020 Në ora: 16:25
Infermierja bën gjesin e madh për të prekurit me koronavirus për festën e Pashkës

Ndonëse sot është festë e Pashkës,  në Spitalin Infektiv vijon puna nga stafi mjekësor për t’iu shërbyer pacientëve të infektuar me koronavirus.

Një infermiere me emrin Pashke Topaja, ka vendosur ta festojë në ambientet e punës festën dhe u dhuruar vezën e Pashkës të infektuarve.

Fotoja e saj është publikuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Infermiere Pashke Topjana sot në këtë ditë Pashke është në shërbim të të sëmurëve me #covid19 në spitalin infektiv. Ajo ka dashur që të ndajë gëzimin e festës me pacientët që si Pashka, kanë shumë nevojë të ndjejnë ngrohtësinë familjare në këtë ditë të ringjalljes së shpresës”, shkruan Manastirliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat