Sali Berisha nxjerr videon: Shikoni si shtaza me uniformë godet si lopë e çmendur në sy të fëmijës

Shqipëria

Sali Berisha nxjerr videon: Shikoni si shtaza me uniformë godet si lopë e çmendur në sy të fëmijës

Më: 12 prill 2020 Në ora: 23:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në faqen e tij në Facebook një video ku tregohet dhuna e pashembullt e një njeriu me uniformë ndaj një qytetari në prani të fëmijës së tij.

Sipas Berishës, videoja është bërë në qytetin e Vlorës.

“Kjo eshte fytyra e vertetë e narkoshtetit të Edvin Mafisë”, shkruan Berisha ne tekstin që shoqëron pamjet, të cilat i janë dërguar nga një qytetar.

Ja postimi i plotë:

Shikoni se si një shtazë me uniformë godet si lopë e çmendur me kokë qytetarin në prani të fëmijës së tij!

Lexoni mesazhin shikoni dhe shpërndajeni këtë video të qytetarit dixhital.

Kjo është fytyra e vërtetë e narkoshtetit të Edvin Mafisë! sb

Prsh doktor. ja si sillet policia e Vlorës me qytetarët. Tregon të fortin në goditje me kokë. E gjitha kjo në sy të fëmijës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat