Pëllumb Pipero: Fundi i epidemisë ka filluar, çfarë është me rëndësi tani!

Shqipëria

Pëllumb Pipero: Fundi i epidemisë ka filluar, çfarë është me rëndësi tani!

Më: 13 prill 2020 Në ora: 17:37
Ilustrim

Pavarësisht se sot numri i të infektuarëve gjatë 24 orëve të fundit ishte 21 (më i lartë se në ditët që lamë pas), mjeku Pëllumb Pipero thotë se fundi i epidemisë në vendin tonë ka nisur!

Tani e rëndëishme sipas tij është që qytetarët të bëjnë durim dhe të bashkëpunojnë gjer në fund duke zbatuar masat e marra. 

"Fundi i kësaj epidemie ka filluar, në këtë pikë është e domosdoshme njohja dhe monitorimi i situatës, që qytetatarët të respektojnë vendimet e qeverisë."

Pipero iu kujtoi qytetarëve se e vetmja mënyrë për të shmangur rastet është izolimi.

"Ju them të gjithëve sa kohë nuk kemi mjekim të çertifikuar dhe një vaksinë, e vetmja mundësi për të shmangur rastet, për të ulur kurbën për të mos përmbytur kapacitetet shëndetësore është respektimi i masave të qeverisë. Është esenciale të durojmë edhe pak."- vazhdoi ai.

Përsa i përket pyetjes që bëjmë të gjithë, "se kur do të mbarojë kjo situatë", epidemiologu tha se gjysma e majit do të na gjejë shumë më të çliruar se gjysma e prillit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat