Rama ftesë Bashës: T’i bashkojmë forcat

Shqipëria

Rama ftesë Bashës: T’i bashkojmë forcat

Më: 13 prill 2020 Në ora: 20:10
Edi Rama

Kryeministri shqiptar Edi Rama i ka bërë një apel kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha për t’i bashkuar forcat në luftën kundër koronavirusit.

“T’i bashkojmë forcat, të ballafaqojmë vendimet që marrim dhe cilësinë e ekzekutimit të tyre. T’i flasim popullit me një zë për të mbrojtur jetën e qytetarëve”.

“Uroj që ky apel i sinqertë të mos bjerë në vesh të shurdhër. Sapo kemi kaluar mesin e tunelit dhe vetëm një fije e hollë na ndan nga ecja drejt daljes, apo ecja mbrapsht në qorrsokak”, ka deklaruar kreu i qeverisë shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat