Murrizi: Pse duhet ashpërsimi i Kodit Penal? U nxorën nga burgjet 600 të burgosur për të mos u infektuar

Shqipëria

Murrizi: Pse duhet ashpërsimi i Kodit Penal? U nxorën nga burgjet 600 të burgosur për të mos u infektuar

Më: 15 prill 2020 Në ora: 19:47
Myslim Murrizi

Për deputetin Myslim Murrizi ashpërsimet në Kodin Penal nuk janë zgjidhje dhe sipas tij janë demagogji e propagandë.

Murrizi në një lidhje me Ora News, u shpreh se shqiptarët janë detyruar të mbyllen në shtëpi, ndërsa bizneset e mëdha nuk kanë marrë asnjë lekë, biles janë faturuar me taska.

Murrizi: Çfarë do të sjellë ashpërsimi i Kodit Penal, kur Rama para pak kohësh nxori nga burgjet 600 të burgosur për të mos u infektuar me Covid-19. Çfarë do të zgjidhe ky ashpërsim? Kush e ka penguar mazhorancën prej 7 vitesh që ta ndryshojë? Kjo është demagogji dhe propagandë për të trembur njerëzit. Ku do t’i çojë, do të bëjë stadiumin në burg. Jam kundër kësaj gjejë. I kemi mbyllur shqiptarët për një muaj në shtëpi, u kemi thënë se do tu japim paratë luftës, dhe nuk u ka ardhur asnjë lek. Bizneset e mëdha më kanë thënë që jo vetëm nuk kanë marrë lekë, por u janë faturuar taksa dhe drita 9 mln lekë nga marsi i kaluar. Të nxjerrin një listë konkrete se cilët punëtorë nga bizelet e vogla që kanë përfituar, pse e mbajnë sekret?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat