Fundjavë me mot të ngrohtë, rrezet e diellit shijojini nga dritarja e shtëpisë

Shqipëria

Fundjavë me mot të ngrohtë, rrezet e diellit shijojini nga dritarja e shtëpisë

Më: 17 prill 2020 Në ora: 09:02
Ilustrim

Në këtë fundjave në gjithë territorin do të mbizotërojë mot i qëndrueshëm, ku kthjellimet do të jenë më të dukshme në ultësirën Perëndimore. Por, sipas Meteoalb, në kufirin Lindor pritet të ketë vranësira të lehta në orët e pasdites.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat nga 3°C deri në 24°C.

Era do fryjë e lehte në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzimi 3 ballë.

Por, për shkak të situatës së krijuar në Shqipëri nga koronavirusi, ju rekomandojmë që rrezet e diellit ti shijoni nga dritarja ose ballkoni i shtëpisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat