Ardian Ndreca: Ja fut kot kur ban të gjithëdijtunin, por te karantina ka të drejtë!

Shqipëria

Ardian Ndreca: Ja fut kot kur ban të gjithëdijtunin, por te karantina ka të drejtë!

Më: 17 prill 2020 Në ora: 11:50
Ardian Ndreca

“Liberalët anglezë në vitet ‘800 e refuzonin karantinën në emër të tregut të lirë, madje e quanin shpikje të katolikëve, thotë Ardian Ndreca (për ironi ka nga ata që e refuzojnë edhe në Shqipëri, duke e quajtur shpikje të Edi Ramës). Profesori në Universitetin Urbaniana në Romë, në këtë intervistë për Politiko.al, ku me dije e ku me ironi (dije e qepur hollë) vazhdon të tregojë, jo vetëm për ditët e tij në karantinë, leximet, por edhe për botën dhe si do të ndryshojë ajo pas Covid-19. “Bota ka ndryshue qysh tashti, problemi asht nëse do të ndërrojmë drejtim”, thotë ai duke identifikuar kështu problemin e kujtesës. Me çfarë kujtese do të dalim nga kjo epidemi dhe si do ta përdorim, duket sikur thotë.

Çfarë imagjinoje (të vinte në mend) kur dëgjoje fjalën ‘karantinë’ para se ti (dhe bota) të përballeshme me Covid-19?

Besoj se përpara kur kujtoja skajin karantinë me vinte ndër mend kryekreje kryevepra e Alessandro Manzoni, Të fejuemit, por edhe ndonji dokument i shek. XVII për lëvizjet e udhëtarëve në Adriatik. Asokohe portet si Ankona, Raguza, Venediku, aplikonin karantinën për anijet e hueja, madje edhe korrespondenca trajtohej me avuj apo me tym magnezit, squfurit. Do të më kishte ardhë ndër mend edhe ndonji studim tjetër, mbasi vitet e fundit jam marrë me çështjen e hapsinës urbane dhe jam ndeshë edhe me raportet e saja me epidemitë, kuptohet në kandvështrimin filozofik. Ka nji lidhje të përhershme mes epidemive dhe qytetit. Sëmundjet epidemike kanë nevojë për me u përhapë për nji numër minimal njerzish që zakonisht përkon me banorët e nji qyteti të mesëm, e njejta logjikë vlen edhe për efikasitetin e vaksinimin kundër tyne, për shembull kundër lisë, fruthit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat