Vrau personin që abuzonte me të, Nazime Visha martohet në Bullgari dhe bëhet nënë

Shqipëria

Vrau personin që abuzonte me të, Nazime Visha martohet në Bullgari dhe bëhet nënë

Më: 18 prill 2020 Në ora: 06:30
Nazime Visha

Nazime Visha në vitin 2013 u bë kryefjalë e mediave dhe e opinionit publik, pasi vrau me armë zjarri një 45-vjeçar, Fiqiri Muça, që sipas saj e kishte dhunuar seksualisht kur ajo kishte qenë 14 vjeç.

Visha adoleshente në atë kohë u dënua me 10 vite burg për krimin e kryer, por pas faljes së firmosur nga Presidenti i kohës Bujar Nishani ajo kreu vetëm 3 vite të dënimit.

Tashmë kanë kaluar 7 vjet tashmë nga ngjarja e rëndë dhe në një rrëfim për Abc News, gjyshja e Nazimes tregon se ajo tashmë ka krijuar familjen e saj dhe ka një vajze 2 vjeçe.

“Ne tashmë e kemi harruar historinë ajo është martuar në Bullgari dhe ka një gocë 2 vjeçe. Ajo vetë nuk punon, por rri me vajzën. Në Shqipëri ajo vjen njëherë në 6 muaj”, tha gjyshja e Nazimes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat