Rrëfimi i mjekut për pacientin zero në Shqipëri dhe vështirësitë me familjen e tij

Shqipëria

Rrëfimi i mjekut për pacientin zero në Shqipëri dhe vështirësitë me familjen e tij

Më: 22 prill 2020 Në ora: 07:20
Shqipëri

Epidemiologu dhe mikrobiologu, Rexhep Muja është në vijën e parë të gjurmimit të rasteve të infektuara nga virusi në terren.

Ai tregon si u gjurmua rasti i pacientit zero duke u shprehur se më i vështirë ishte testimi i kontakteve të ngushta me pacientin.

Së bashku me Shefen e Departamentit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino ata shkuan pranë familjarëve të tij për t’i testuar, por edhe për t’i qetësuar.

Mjeku shprehet se ajo që i ka bërë përshtypje ishin lotët e nënës së pacientit zero, të cilat nuk i hiqen nga mendja.

"Aty ishte puna pak më e vështirë sepse duhet të hysh edhe njëherë në familje dhe të testoje të gjitha kontaktet e ngushta dhe ashtu veprova me ndihmën e Institutit, vajtëm bashku me Silvia Binon dhe qetësuam familjarët. Na ndihmoi edhe Ministria e Shëndetësisë shumë shpejt duke hospitalizuar edhe rastin zero, edhe të atin, ka qenë ora 1 e 30 e natës dhe fill pas hospitalizmit të dy të parëve, kryem testimin e pjesëtarëve të tjerë", tha Rexhep Muja në intervistë për tv Klan.

Por, nga pikëpamja psikologjike, si ishte gjendja e familjes? Dr. Muja tregon: "Aty më ka bërë përshtypje, lotët e të ëmës sepse kishte frikë se ndoshta do të humbiste djalin sepse ai kishte simptoma ndërsa i ati pacientit zero ishte mirë, thjesht një këputje trupore, ndërsa lotët e nënës edhe sot e kësaj dite nuk më hiqen nga mendja dhe vështirë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat