Meta: Koronavirusi nuk e ndal pranverën, duhet ta duam Tokën

Shqipëria

Meta: Koronavirusi nuk e ndal pranverën, duhet ta duam Tokën

Më: 22 prill 2020 Në ora: 09:28
Ilir Meta

Kreu i shtetit, Ilir Meta, përcolli një mesazh me rastin e Ditës së Tokës. Sipas tij, koronavirusi nuk e ndal dot pranverën.

Mesazhi:

Koronavirusi nuk e ndal dot pranverën! Por për një të ardhme më të shëndetshme, pa maska, doreza dhe ilaçe, duhet ta duam dhe ta mbrojmë më shumë Tokën, mjedisin, ekosistemin, biodiversitetin e pasur dhe pyjet e jashtëzakonshme!

Uroj që kjo situatë të marrë fund sa më shpejt për t'ju rikthyer bukurive tona përrallore natyrore!

Gëzuar Ditën e Tokës!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat