CoVid-19/ Ja 5 zonat në vend ku të gjithë të prekurit e kanë mundur virusin

Shqipëria

CoVid-19/ Ja 5 zonat në vend ku të gjithë të prekurit e kanë mundur virusin

Më: 22 prill 2020 Në ora: 11:43
Mira Rakacolli

Ministria e Shëndetësisë tha se gjatë 24 orëve të fundit, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 356.

Janë 5 zona tashmë ku të gjithë personat e identifikuar të prekur, janë tashmë të shëruar.

“Rezulton se Berati, Lezha, Mirdita, Rrogozhina dhe Tropoja janë zona ku të gjithë të prekurit deri tani, janë aktualisht të shëruar”- tha zv.ministrja e Shëndetesisë, Mira Rakacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat