Shkollë me telefon borxh/ Ballsh, Kristina 13-vjeçare kujdeset edhe për nënën

Shqipëria

Shkollë me telefon borxh/ Ballsh, Kristina 13-vjeçare kujdeset edhe për nënën

Më: 22 prill 2020 Në ora: 12:14
Kristina më nënën

Kristina është nxënëse ne klasën e shtatë dhe me rezultate te shkëlqyera në mësime.

Familja e saj jeton në vështirësi ekonomike në Ballsh. 13 vjeçarja edhe pse kujdeset për nënën e sëmurë nuk i le pas dore mësimet. Kristina nuk ka telefon por çdo ditë e ndjekim mësimin online nga celulari i kushëririt.

Karantina e ka shtyrë këtë familje në ekstremet e mundimit për të mbijetuar.

Familja Malaj e përbërë prej 6 anëtarësh jeton vetëm 4 800 lekë në muaj që i përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike.

Megjithëse është një qytet me pasuri te mëdha hidrokarbure, Ballshi është ndër bashkitë e para ne vend sa i përket numrit te familjeve qe jetojnë me ndihmë ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat