Covid-19/ Çfarë note i vendos Ramës? Përgjigjet Meta, pyetet edhe për çështjen e testeve të koronavirusit

Shqipëria

Covid-19/ Çfarë note i vendos Ramës? Përgjigjet Meta, pyetet edhe për çështjen e testeve të koronavirusit

Më: 22 prill 2020 Në ora: 12:45
Ilir Meta

Gjatë fjalës së tij, teksa dekretoi ndryshimet në Kodin Penal sa i takon situatës së pazakontë, shkaktuar nga pandemia Covid-19, presidenti i Republikës, Ilir Meta u pyet rreth akuzave të opozitës se qeveria ka blere teste me çmim shumë herë më të lartë se tregu.

“Lidhur me shqetësimet e opozitës, këto kufizime që imponohen për shkak të një pandemie duhet të shërbejmë për të rritur përgjegjshmërinë e menaxhimit të krizës dhe mënyra më e mirë është rritja e transparencës, aq më tepër kemi të bëjmë me një vëmendje të shtuar të të gjithë qytetarëve, unë mund të apeloj për të rritur transperencën në këtë drejtim”, tha Meta.

“Çfarë note i vendos Edi Ramës?”- u pyet Meta.

“Nuk ka ardhur akoma qershori, koha e provimeve”, replikoi presidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat