Koronavirusi/ KE miraton paketën makro-financiare prej 3 miliardë eurosh, ja sa i takojnë Shqipërisë

Shqipëria

Koronavirusi/ KE miraton paketën makro-financiare prej 3 miliardë eurosh, ja sa i takojnë Shqipërisë

Më: 22 prill 2020 Në ora: 13:55
Ilustrim

Komisioni Europian ka miratuar propozimin paketën e ndihmës makro-financiare për të shpërndarë në formë kredie shumën prej 3 miliardë eurosh (MPJ) për dhjetë vende. Ndër ta përfshihet edhe Shqipëria që i takojnë 180 milionë euro.

Pjesë e tyre janë edhe Kosova me Maqedoninë e Veriut që do të marrin nga 100 milionë euro.

Propozimi vjen nga strategjia ‘Ekipi Evropë’ me qëllim që BE të mbështesë vendet partnere në trajtimin e pandemisë së koronavirusit.

Ajo përfaqëson një demonstrim të rëndësishëm të solidaritetit të BE me këto vende në një kohë të një krize të paparë.

Ukraina do të përfitojë më shumë nga të gjitha me 1.2 miliardë euro kurse Jordania do të marrë 200 milionë euro.

Për këtë ka reaguar edhe ambasadori i BE-së Luigi Soreca duke thënë se ndihma e BE për Shqipërinë në kohën e COVID19 shënon një tjetër hap të rëndësishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat