Bizneset e hapura prej tre ditësh, tregtarët shprehen se nuk ka shitje

Shqipëria

Bizneset e hapura prej tre ditësh, tregtarët shprehen se nuk ka shitje

Më: 22 prill 2020 Në ora: 16:23
Ilustrim

Prej tre ditësh një pjesë e bizneseve kanë hapur aktivitetin e tyre, por tregtarët ankohen për shitje të pakta.

Ata e lidhin rënien e shitjeve me kufizimet e lëvizjes së qytetarëve.

"Kur dola në fillim nuk kishte pyetje fare. Pastaj filluan të kërkonin nga pak se edhe njerëz pak qëarkullojnë".

Por një pjesë tjetër e bizneseve vijon të jetë e mbyllur, pasi ende nuk kanë marrë lejen nga E-Albania. Ndaj në pritje të saj po pastrojnë ambjentet.

Listës së bizneseve të hapura i janë bashkuar dhe shitësit ambulantë, të cilët po ashtu thonë se s’ka blerje.

"Në ditë normale zakonisht shiten mbi 100 gazeta. Këto ditë janë shitur rreth 20 gazeta. Çfarë do bëjmë në shtëpi. Sikur 2 mijë lekë me nxjerr bereqavez duhet me thën."

Një prej tregtarëve që merret me shitjen e librave, shprehet se gjatë kësaj kohe më së shumti janë prindërit që blejnë për fëmijët.

Duke filluar nga e hëna që vjen të tjera biznese do të hapen, por të fundit në listë mbeten qendrat tregtare, lokalet e restorantet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat