Ferizaj: Do të jemi gati për sezonin veror, shqiptarët t'i kalojnë t’i kalojnë pushimet në Shqipëri!

Shqipëria

Ferizaj: Do të jemi gati për sezonin veror, shqiptarët t'i kalojnë t’i kalojnë pushimet në Shqipëri!

Më: 22 prill 2020 Në ora: 16:32
Kornelia Ferizaj

Në një intervistë për Ora News, Kornelia Ferizaj nga Agjencia Kombëtare e turizmi tha se të gjitha institucionet janë në punë dhe do të jenë gati për sezonin veror.

Ajo apeloi që shqiptarët t’i kalojën pushimet në vend për të ndihmuar biznesin dhe ekonominë shqiptare.

Kornelia Ferizaj: Pandemia vetë, përveç efeteve negative, e ka pastrua mjedisin. Pavarësisht se situata është stopuar, të gjitha institucionet janë në punë dhe po merren masa për tu përshtatur për punë dhe do të jemi gati për sezonin veror. 

Shpresojmë që turizmi të shërbejë për rimëkëmbjen e ekonomisë shpresoj që shqiptarët të jenë të ndërgjegjësuar dhe t’i kalojnë pushimet në Shqipëri. Duke promovuar që shpenzimet t’i kenë në vendin tonë, kështu do të ndihmohet biznesi dhe turizmi.

Do të shikojmë se si do të zhvillohet situata e pandemisë, pasi turizmi nuk kuptohet ndryshe pa transportin, megjithatë një element pozitiv është se 70% e turistëve në Shqipëri vijnë përmes rrugëve tokësore. Mendojmë se kjo është një pikë pozitive që nuk do të cenohet aq rëndë turizmi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat