Rama pranon se u tërhoq nga gjyqi me gazetën “Bild”, justifikimi i kreut të qeverisë: U njoha me shefat

Shqipëria

Rama pranon se u tërhoq nga gjyqi me gazetën “Bild”, justifikimi i kreut të qeverisë: U njoha me shefat

Më: 22 prill 2020 Në ora: 20:25
Peter Tiede dhe Edi Rama

Një ditë pasi gazetari i “Bild”, Peter Tiede tha se Edi Rama është tërhequr nga padia ndaj prestigjiozes gjermane, reagoi edhe kryeministri i Shqipërisë.

Rama konfirmon lajmin ndersa shkruan se nuk pati motiv për të vazhduar gjyqin.

Justifikimi i kreut të qeverisë shqiptare jepet me një fjalë: njerëzore

“Në greqishten e vjetër idiot quhej personi që s’duhet të merrej me çështje të interesit publik, po vetëm me punët e veta.

Fatkeqësisht më kanë qëlluar kundërshtarë disa që politikën e kanë si nevojë personale dhe jashtënxjerrin papushim në publik idiotësinë e tyre!

Por paçka se fatmirësisht ky popull ua njeh erën prej kohësh dhe as u afrohet më, sqarimet duhen bërë për popullin jo për ta! U njoha me shefat editorialistë të BILD gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih dhe kaluam aq bukur sa nuk pata më motiv për ta vazhduar gjyqin. Njerëzore!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat