Kuvendi mban 1 minutë heshtje në nderim të Rikard Ljarjes

Shqipëria

Kuvendi mban 1 minutë heshtje në nderim të Rikard Ljarjes

Më: 23 prill 2020 Në ora: 11:21
Rikard Ljarja

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur me një minutë heshtje, qysh në nisje të seancës së sotme parlamentare, në nderim të aktorit dhe regjisorit të ndarë nga jeta tre ditë më parë, Rikard Ljarja.

Propozimi u bë nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi, ku të gjithë deputetët u ngritën në këmbë për të nderuar kujtimin e tij.

Mesditën e së martës aktori i njohur, u përcoll në banesën e fundit në Shkodër.

Për shkak të emergjencës së koronavirusit të pranishmit në lamtumirën e fundit ishin të paktë.

E shoqja e të ndjerit, aktorja Marjeta Ljarja tha gjatë funeralit disa fjalë prekëse për mënyrën e përcjelljes në banesën e fundit.

“Nuk kam pishman që është një përcjellje kaq e thjeshtë, por është shumë shpirtërore. Mesazhet janë pafund që kanë dalluar pjesën njerëzore, pjesën e mirë të Rikardit, jo thjesht pjesën e ekranit. Ju falënderoj me shpirt që e thyet këtë vështirësi dhe jeni këtu me ne sot. Është shumë më e bukur, kaq thjeshtë, më njerëzore. Faleminderit të gjithëve”, tha aktorja”, tha ajo mes lotësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat