“Do ta padis në Kushtetuese atë paçavure”/ Murrizi kritika për ndryshimet në Kodin Penal. I përgjigjet Ruçi

Shqipëria

“Do ta padis në Kushtetuese atë paçavure”/ Murrizi kritika për ndryshimet në Kodin Penal. I përgjigjet Ruçi

Më: 23 prill 2020 Në ora: 11:31
Myslim Murrizi

Nderkohe qe deputetët e opozitës në parlament kanë ngritur shqetësimin se atyre nuk iu jepet kohë e mjaftueshme për të folur në parlament, deputeti Myslim Murrizi ka deklaruar se do ta padise ne Kushtetuese, Kodin Penal, spas tij, miratuar ne shkelje te rregullores.

Myslim Murrizi: Më datë 16 është miratuar një ligj në kundërshtim me rregullat.

Nuk kemi njoftim për amendament shtesë. Neni 76 i Rregullores, pika 1 thotë qartë se amandamentet nuk mund të kalohen kështu.

Janë shkelur tre nene të Rregullores. Të marrin në shqyrtim shkeljen e tre neneve të Rregullores dhe të mblidhet sekretariati me urgjence per tre nenet e rregullores, që janë shkelur, e për këtë të shpallet i pavlefshem. Unë si deputet do ta padis atë pacavure kodi penal në gjykatë kushtetuese, keni shkelur rregulloren.

Gramoz Ruçi: Nuk kemi të bëjmë me amendim të ri, por me marrjen në konsideratë të të gjitha vërejtjeve që u bënë për uljen e viteve të ndëshkimit penal, nga 15 në 8, nga 8 në 5, nga 5 në 3 e kështu me radhë. Janë propozuar nga kreu i grupit parlamentar zoti Balla. Kur ishte diskutimi për çështjen, ai u ngritur dhe bëri riformulimin. Nuk kishte amendim fare. Është hequr shifra 15 vite dhe është bërë shifra 8 vite.

Unë kam lexuar rezultatin e votimit në tërësi , ndërsa nen për nen ata që ishin këtu kanë votuar. Murrizi, ti kur janë votuar këto, nuk ke qenë në sallë, ka votuar vetëm zonja Hajdari për uljen e këtyre shifrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat