Turizmi nis në shtator

Shqipëria

Turizmi nis në shtator

Më: 23 prill 2020 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Hotelet në Vlorë kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri veror që presin të jetë i vështirë.

Pjesa më e madhe po punojnë me familjarët dhe kanë rikthyer në punë vetëm 30 % të stafit, pasi prenotimet e para i kanë për në shtator.

"Ato grupe qe do vinin në maj do vijnë në shtator"

Turizmi është sektor kryesor për Vlorën.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë Arben Breshani thotë se goditja që  ka dhënë pandemia e koronavirusit është e fortë.

Presin një rënie deri në 60 % të numrit të turistëve në krahasim me një vit më parë, ndaj kërkojnë mbështetjen e qeverisë

Arben Breshani: Skenari më i mirë do jetë 40-50% turizmi në qytetin e Vlorës kjo do të bëjë vetëm me një reklamimi të qeverisë, bashkisë dhe operatorëve turistikë.

Në Shkodër dy janë zonat që e kanë ndjerë më shumë, Alpet dhe bregdeti i Velipojës, ku 80% e prenotimeve janë anuluar.

Gentian Mema: Prenotimet bëhen kohë më parë. Turistët që vijnë në Shkodër dhe Theth janë nga Evropa. Por në kushtet e reja të krijuara nuk vijnë dot më.

Sikur të mos mjaftonte mbyllja dhe pezullimi i punës, për biznesin nuk mund të aplikohet asnjë masë lehtësuese nga pushteti vendor, pasi propozimi i kryetares së bashkisë për falje taksash u rrëzua nga këshilli bashkiak.

Gentian Mema: Do ishte një paketë ndihmë që do ti lehtësonte në këtë kohë krize.

Turizmi malor ka humbur deri më tani plot 2 muaj punë të pranverës dhe me gjasa nga kjo goditje shumë bujtina do të detyrohen të mbajnë shpresën tek vera, ose në të kundërt të humbasin të gjithë vitin nga mungesa e vizitorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat