Pipero: Ekspozimi gradual me virusin krijon imunitet

Shqipëria

Pipero: Ekspozimi gradual me virusin krijon imunitet

Më: 24 prill 2020 Në ora: 08:39
Pëllumb Pipero

Mjeku Pëllumb Pipero shprehet se ekspozimi gradual i qytetarëve, veçanërisht i moshave të parrezikuara që janë dhe motorri ekonomik i vendit, do të ishte shumë pozitiv për të rënë në kontakt gradualisht me virusin dhe për të fituar imunitet.

Mjeku e tha këtë gjë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”.

Pipero ndër të tjera tha se virusi pak gjasa të krijojë mutacion.

“Ky virus është me strukturë të qëndrueshme dhe ka pak gjasa të krijojë mutacion. Në rast se virusi nuk pëson mutacion, virulenca e tij vjen duke rënë. Ky është fakt i padiskutueshëm”, u shpreh mjeku.

I pyetur se kur mund të bëhet i parrezikshëm ky virus, Pipero tha:

“Nëse do kemi një vaksinë rreziku bie, por nëse nuk do kemi vaksinë, do një vit e gjysmë apo dy vjet të bjerë rrezikshmëria”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat