“Ky vit shkollor do të mbyllet”, Shahini tregon dy opsionet për vlerësimin e nxënëse

Shqipëria

“Ky vit shkollor do të mbyllet”, Shahini tregon dy opsionet për vlerësimin e nxënëse

Më: 24 prill 2020 Në ora: 09:55
Besa Shahini

Ministrja e Arsimit Besa Shahini gjatë një interviste për “Open” në “Top Channel”, përsëriti edhe një herë se ky vit shkollor do të mbyllet dhe se shpresohet që të mbyllet në kohë.

Rikthimi në shkollë sipas saj varet nga vendimi që do të marë Task Forca e cila vendos nëse është i sigurt kthimi i nxënësve në bankat e shkollës.

Ndërkaq lidhur me vlerësimin Shahini tha se ekzistojnë dy opsione.

Opsioni i parë është që vlerësimi të bëhet në bazë të leksioneve që janë marrë deri tani online, ndërsa opsioni i dytë përfshin një përmbledhje të notave gjatë pjesës së parë të vitit së bashku me një përmbledhje të vlerësimit gjatë mësimit online.

Ndërkaq sipas sondazheve të realizuara nga Ministria pjesmarrja e nxënësve në mësimin online është në nivele të larta dhe gjithashtu ka rezultuar efektiv për shumicën dërrmuese të nxënësve që i ndjekin këto leksione.

Ndërkaq lidhur me rifillimin e procesin mësimor, Shahini sqaroi se një vendim do të merret në fund të këtij muaji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat