Kryemadhi për koronavirusin në Shqipëri: I kushtuan 15 minuta këtij lajmi qesharak

Shqipëria

Kryemadhi për koronavirusin në Shqipëri: I kushtuan 15 minuta këtij lajmi qesharak

Më: 25 prill 2020 Në ora: 16:49
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, është e bindur se koronavirusi s’është gjë tjetër veçse konspiracion.

“Unë do t’ju bëja një pyetje. Sa shqiptarë kanë vdekur në janar-shkurt? A ka një statistikë, drejtohuni gjendjes civile, kishave e xhamive, sanatoriumit. A ka pasur raste me covid që në shkurt?

Por për mua çështja e covid-it është një konspiracion. Mjafton të nxirrni dje, një lajm qesharak që një institucion ka dhuruar 3 respiratorë. Në c’vend të botës makina nxirret në oborr dhe donatorët pozojnë? Në vend që ta sterilizosh, ai nxirret në asfalt.

Prokuroria rri në karantinë. 15 minuta lajm për 3 makineri që s’duhet të ishin në oborr të ministrisë së Shëndetësisë por te të sëmurët. Fytyra të shëmtuta që dalin e tallen me shqiptarët. Ju mos i reklamoni, mos i jepni. Makineria e propagandës është media shqiptare. Tri gra me tre makineri aty, le të dilte vetë ai me Endri Fugën aty! A do dilnin? Jo se e di që është qesharake”, u shpreh Kryemadhi për Ora News.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat