'Benz-i' me 5 persona brenda thyen karantinën dhe përplaset me ambulancën

Shqipëria

'Benz-i' me 5 persona brenda thyen karantinën dhe përplaset me ambulancën

Më: 26 prill 2020 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur në unazën e Plazhit në Durrës, ku një makinë tip "Benz", ku udhëtonin 5 persona është përplasur me një ambulancë, që po transportonte një të sëmurë. "Benz-i" ishte kundër rregullave të sigurisë të përcaktuara me ligj për COVID-19 dhe jashtë fashës së orarit të lejuar për të .

Ambulanca po transportonte për në spital një të sëmurë kur i ka prerë rrugën në kryqëzim automjeti "Benz" me targë AA 582 FH. Prej tyre vetëm njëri ka dëmtime në pjesën e fytyrës, por është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa personeli shëndetësor dhe i sëmuri nuk patën dëmtime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat