Bie nga lartësia, gjirokastriti në gjendje të rëndë/ Me helikopter drejt Tiranës

Shqipëria

Bie nga lartësia, gjirokastriti në gjendje të rëndë/ Me helikopter drejt Tiranës

Më: 27 prill 2020 Në ora: 15:14
Ilustrim

Një person ndodhet në gjendje të rëndë, pasi gjatë ditës së sotme ka rënë nga lartësia e shtratit të hardhive, të cilat po i krasiste.

Për pasojë i moshuari ka pësuar dëmtime të rënda, duke pësuar të çarë në kokë dhe fraktura të rënda.

Bëhet fjalë për 80-vjeçarin Demir Demiri nga Gjirokastra, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Por për shkak të gjendjes së rëndë, i moshuari është dërguar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Gjendja e tij paraqitet serioze, ndërkohë që ndodhet nën kujdesin intensiv të bluzave të bardha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat