Bëma e re e Kujtim Gjuzit, parkon makinën në vendin e rezervuar për invalidët dhe lë një shënim

Shqipëria

Bëma e re e Kujtim Gjuzit, parkon makinën në vendin e rezervuar për invalidët dhe lë një shënim

Më: 27 prill 2020 Në ora: 15:19
Kujtim Gjuzi

Deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjuzi është fotografuar ditën e sotme teksa ka parkuar makinën e tij në një vend të rezervuar për persona me aftësi të kufizuara.

“Panorama” ka siguruar fotot e automjetit të deputetit të opozitës, i cili është njëkohësisht dhe kryetar i Partisë Konservatore.

Makina e tij, fuoristradë ngjyrë bojëqielli është parkuar në thyerje të rregullave, para godinës së Kryesisë së Kuvendit.

Image

Edhe pse tabela tregon qartë se vendi është i rezervuar për personat me aftësi të kufizuara, kjo s’ka mjaftuar që ligjvënësi të vendosë automjetin e tij.

Madje është parë që të ketë vendosur dhe një letër në xham, ku theksohet se automjeti është i “deputet Kujtim Gjuzit”, duke vendosur në dispozicion dhe numrat e telefonit.

Kreu i Partisë Konservatore është bërë jo pak herë pjesë e polemikave dhe debatit publik e politik, për shkak të qëndrimeve shpesh herë të çuditshme, dhe në disa raste jo në përputhje me statusin e deputeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat