Ngjarje e rëndë: Vriten dy persona me armë zjarri në Lezhë

Shqipëria

Ngjarje e rëndë: Vriten dy persona me armë zjarri në Lezhë

Më: 27 prill 2020 Në ora: 17:25
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë pasdite e sotme ku dy persona janë vrarë me armë zjarri.

Policia thotë se “në afërsi të fshatit Lalm i Vjetër, në një kodër janë gjetur të pajetë shtetasit Preng Simoni dhe Kolë Murrani, rreth 60 vjeç, të cilët dyshohen se mund të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit”.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për të përcaktuar shkakun e rrethanat e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat