Kokainë në muret e varrezave, shkatërrohet banda kriminale shqiptare

Shqipëria

Kokainë në muret e varrezave, shkatërrohet banda kriminale shqiptare

Më: 27 prill 2020 Në ora: 21:01
Foto ilustrim

Një grup kriminal shqiptaro-maqedonas ka rënë në prangat e policisë në Itali falë operacionit të koduar “Shqiponja” pasi trafikonin drogë të llojit kokainë, hashash dhe marijuanë në territorin e qytetit të Akuilas.

Grupi kriminal furnizohej nga shqiptarë të tjerë të cilët banonin në qytetin e Romës dhe komunat Tivoli e Cerano.

Bëhet me dije se në hetim janë vënë 18 shtetas, mes të cilëve shqiptarë, italianë dhe tre maqedonas.

Gjashtë prej tyre ndodhen në arrest me burg dhe akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike dhe për bashkëpunim në aktivitetet kriminale.

Për të zbuluar rrjetin mësohet se policia e ka patur të vështirë pasi këta persona përdornin një gjuhë të koduar për të komunikuar mes tyre.

Çdo dozë kokainë 0.5 gramë identifikohej me emrin karamele, një gramë kokainë njihej me emrin gisht, pesë gishta ishin të barabarta me pesë gramë kokainë, një gur nënkuptonte 10 gramë kokainë, njofton Top Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat