Shijak/ “Rrënjë Shqiptare” dhe Marin Mema inaugurojnë shtëpitë e para të tërmetit të 26 nëntorit

Shqipëria

Shijak/ “Rrënjë Shqiptare” dhe Marin Mema inaugurojnë shtëpitë e para të tërmetit të 26 nëntorit

Më: 28 prill 2020 Në ora: 12:50
Foto

Teksa vendi përjeton situatën e vështirë të koronavirusit, organizata “Rrënjë Shqiptare” dhe gazetari Marin Mema kanë inauguruar në Shijak shtëpitë e para të reja për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Vetëm pak ditë pas tërmetit të 26 nëntorit kur Top Channel erdhi në fshatin Likesh të Shijakut, këto familje jetonin në vështirësi të jashtezakonshme. Të tre shtëpitë e tyre ishin dëmtuar rëndë dhe pasi u shpallën të pabanueshme, ato u vendosën në çadra. Sot gjërat kanë ndryshuar dhe 3 familjet me 13 anëtarë kanë hyrë në shtëpitë e reja të ndërtuara në pronat e tyre.

Gazetari Marin Mema tregon se si ai dhe Rrënjë Shqiptare mundën të ndërtojnë këto tre shtëpi me nga 82 m2 secila dhe vlerë totale 100 milionë lekë, ku përfshihet mobilimi dhe pajisjet elektroshtëpiake.

“Është momenti të falenderojmë të gjithë shqiptarët sepse ata bënë të mundur ndihmën ndaj familjeve të prekura nga tërmeti. Ky është vetëm fillimi. Projekti vazhdon me shtëpitë e tjera. Ne do t’i shkojmë deri në fund dhe do të ndihmojmë sa mundemi familjet e prekura” tha Marin Mema.

Anëtarët e Albanian Roots një nga organizatat më të mëdha shqiptare me qendër në Neë York e kanë pasur të pamundur për shkak të situatës të jenë në Shqipëri, megjithatë ata shprehen se puna do të vazhdojë për të ndihmuar sa më shumë familje.

Marko Kepi, drejtues i Rrënjë Shqiptare tha:

“Ne jemi shumë të gëzuar që edhe sot në këto kohë të vështira nga Covid-19, ia arritëm që bashkë më organizatën Rrënjë Shqiptare të përfundojmë 3 shtëpitë e para të familjes Subashi, të cilët jetonin në çadër si pasojë e tërmetit. Jemi të lumtur e të gëzuar që ne jemi të parët që inaugurojmë këto shtëpi e kështu familja Subashi nuk do të jetojë më në çadër. Shpresojmë që në të ardhmen ata të kenë vetëm gëzime. Na bëhet zemra mal që patëm mundësi t’i ndihmojmë këto kohë këtë familje shqiptare dhe shpresojmë sa më shpejt të përfundojmë edhe shtëpitë e tjera.

Ndërtimi këtyre tre shtëpive thotë gazetari Muhamed Veliu është një ogur i mirë që treton se Shijaku ka nisur të ringrihet në këtë situatë të vështirë. Këto janë vetëm shtëpitë e para të një procesi të gjatë që megjithatë premton të mos ndalet. Sigurisht nuk do të jetë e thjeshtë, por fillimi është i mbarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat