Çfarë po ndodh në Shqipëri? Një polic qëllohet me armë

Shqipëria

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Një polic qëllohet me armë

Më: 28 prill 2020 Në ora: 21:26
Foto ilustrim

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në afërsi të burgut të Peqinit. Nga raportimet paraprake mësohet se një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë në drejtim të një punonjësi të policisë së burgut të Peqinit.

Polici ka mbetur i plagosur. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Ky është krimi i dytë i ndodhur këtë të martë, pasi më herët një person u qëllua me armë në Shkodër.

Ndërkohë ditën e djeshme bilanci ishte tragjik me 4 të vdekur dhe dy persona që kryen vetvrasje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat