Plagosja e punonjësit të burgut të Peqinit, policia flet për plumb qorr: Nuk gjendet gëzhoja

Shqipëria

Plagosja e punonjësit të burgut të Peqinit, policia flet për plumb qorr: Nuk gjendet gëzhoja

Më: 28 prill 2020 Në ora: 21:39
Ilustrim

Policia e Elbasanit del me deklaratë lidhur me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e sotme, në afërsi të burgut të Peqinit.

Bëhet me dije se, rreth orës 19.40, është plagosur lehtë dyshohet nga një plumb qorr, Idajet Paja, 41 vjeç, punonjës i Institutit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin.

Efektivi i plagosur, pas ndihmës së parë mjekësore, ndodhet në institucionin ku punon dhe po merret në pyetje nga grupi hetimor.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku vijon krehja e zonës dhe deri në këto momente nuk janë gjetur asnjë gëzhojë.

Grupi hetimor vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat