Gjirokastër: Zbulohen 3 lokale me klientë brenda, gjobiten pronarët

Shqipëria

Gjirokastër: Zbulohen 3 lokale me klientë brenda, gjobiten pronarët

Më: 29 prill 2020 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Edhe pse qeveria ka vendosur që lokalet mos të hapen deri në një vendim të dytë për shkak të Covid-19, jo të gjithë u janë bindur këtij urdhri.

Në qytetin e Gjirokastrës janë gjobitur 3 lokale me nga 10 milionë lekë pasi ushtronin aktivitetin në shkelje dhe kishte klientë brenda.

Gjobat janë vendosur nga inspektorët e ISHSH në Gjirokastër.

Deri më tani në këtë qytet nuk është shënuar asnjë rast me Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat