Nesër vendimi për Universitetet

Shqipëria

Nesër vendimi për Universitetet

Më: 29 prill 2020 Në ora: 18:31
Ilustrim

Kryeministri, Edi Rama, në komunikimin live me qytetarët tha se ditën e  nesërme do të bëhen publike vendimet se çdo të bëhet me universitetet.

Rama: Sot kam pasur një mbledhje të fundit me Ministren e Shëndetësisë dhe ata të Arsimit se çdo të vendoset në lidhje me Universitetet. Nesër do bëhet njoftim se çdo të bëhet me universitetet.

Një ditë më parë Ministria e Arsimit vendosi hapjen e shkollave për një periudhë tre javore vetëm për maturantët, mbajtjen e provimeve të maturës shtetërore në qershor dhe mbylljen e këtij viti shkollor po në qershor.

Nxënësit nga klasa e parë në të 11 do të zhvillojnë mësim online deri në fund të majit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat