Shkon në 31 bilanci i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri

Shqipëria

Shkon në 31 bilanci i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri

Më: 29 prill 2020 Në ora: 22:28
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar edhe një viktimë që lidhet me Covid-19 në Shqipëri, duke e çuar bilancin e përgjithshëm e të vdekurve në 31.

Një pacient 71-vjeç nga Shkodra, i konfirmuar me COVID19, në gjendje të rëndë prej një muaji, me insuficiencë respiratore akute, ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” mbrëmjen e sotme.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerit dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me rigorozitet masat e distancës shoqërore, pasi janë përcaktuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat