OSSHE vijon procesin e leximit të matësave, në fokus janë faturat reference mars 2020

Shqipëria

OSSHE vijon procesin e leximit të matësave, në fokus janë faturat reference mars 2020

Më: 1 maj 2020 Në ora: 12:09
Ilustrim

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, pjesë e OSHEE Group, po vijon normalisht procesin e leximit të matësave elektrikë në rang vendi.

Të ndarë në grupe pune, lexuesit kanë në fokus, ndër të tjera, matësit me kontrata të faturuar me referencë mars 2019, verifikim ky, që mundëson sistemimin (balancimin) e konsumit real të kilovatit.

“OSSH ka marrë masa për te mos vendosur “tarifë shërbimi” (340 dhe/ose 200 lekë) për fatura kreditore, gjithashtu është duke ndjekur me vëmendje të gjithë procesin e leximit në objektet ku ka akses për ta realizuar.

Theksojmë sërish se, në muajin mars 2020, në kushte të kufizuara veprimi, me staf të reduktuar, etj, OSSH mundi të lexonte rreth 70% të kontratave, ndërsa pjesa tjetër u faturua duke marrë për bazë konsumin e mars 2019, bazuar me vendim të ERE.

Abonentët me fatura “referencë” mund të mos bëjnë ankese pasi sistemimi do të kryhet nga vet Operatori, si pasojë e leximit që po zhvillohet aktualisht.

OSSH garanton proces të drejtë dhe transparent faturimi. Askush nuk paguan më tepër nga sa kWh regjistron matësi elektrik, pasi çdo veprim/verifikim realizohet me foto”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat