9 raste të reja me Covid-19, ja qytetet ku zgjerohet harta e infeksionit

Shqipëria

9 raste të reja me Covid-19, ja qytetet ku zgjerohet harta e infeksionit

Më: 1 maj 2020 Në ora: 12:29
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka bërë përditësimin e situatës së “Coronavirus” në vendin tonë.

Ajo ka deklaruar se janë konstatuar 9 raste të reja në 24 orët e fundit, duke e çuar në 782, numrin total të infektuarve në të gjithë vendin. Më konkretisht, te rastet e reja, 5 prej tyre janë konstatuar në Tiranë dhe 4 në Krujë.

Kujtojmë se deri më tani, për shkak të COVID 19, kanë humbur jetën 31 qytetarë shqiptarë, ndërsa më shumë se gjysma e të infektuarve e kanë fituar betejën me virusin e frikshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat