Erion Veliaj: “Qeveria dhe bashkia punojnë në sinergji, me Ramën komunikoj çdo ditë; Tirana humbi 4 vite nga Basha në Bashki”

Shqipëria

Erion Veliaj: “Qeveria dhe bashkia punojnë në sinergji, me Ramën komunikoj çdo ditë; Tirana humbi 4 vite nga Basha në Bashki”

Më: 2 maj 2020 Në ora: 12:17
Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj u shpreh dje ne emisionin e gazetarit Lorenc Vangjeli “Java ne RTSH”, se qeveria dhe bashkia bashkepunojne ne sinergji, si nje orkester, prandaj edhe punet e Tiranes ecin perpara. Ai tha se ai dhe kryeministri kanë komunikim të përditshëm, ndërsa më kot opozita e dëshpëruar i ka shpresat te ndonje konflikt mes te dyve. “Është një lojë e vjetër e opozitës, e cila në një dëshpërim të paparë i ka shpresat te lindja e ndonjë konflikti mes kryetarit të bashkisë së Tiranës dhe kryeministrit.

E para, ne jemi një skuadër, kemi një kapiten, kemi një frymë. Unë mbaj mend, në 15 apo 16 vitet e fundit që punoj me Edin, s’di të kem pasur ndonjë ditë të mos kemi komunikuar për diçka, kryesisht gjëra pune, por edhe për ndonjë gjë familjare; pra nuk mbaj mend një ditë që mos të kem pasur komunikim dhe them që është një bekim i madh në një qytet ku ka një lloj sinergjie, është si një orkestër. Ju keni orkestrën e RTSH-se, në qoftë se njëri i bie daulles, tjetri violinës pa koordinim, ajo nuk është muzikë, por zhurmë. Kur ka sinkronizim, ku dirigjenti drejton një orkestër dhe secili luan pjesën e vet të muzikës, ajo pastaj është e kënaqshme për veshët”, tha Veliaj.

Lidhur me punën e Lulzim Bashës në krye të Bashkisë,  Veliaj theksoi se në ato vite. Tirana humbi katër vite kot, pasi nuk u realizua asnjë investim. “Nuk kam gjetur një shkollë të re që të jetë bërë. Në Bashki kam pyetur, ore në 4 vite u bë një shkollë, një më thoni, një, dhe përgjigjia ishte jo. Në 4 vite a u ndërtua ndonjë gjë? A u ngul ndonjë gozhdë? Më kujtohet dita e parë në bashki kur nuk punonte sahati, dhe them ore, kur një njeri nuk ka autoritet 3 metra  nga zyra, çfarë autoriteti do të kesh tek Bregu lumit, Laprakë apo Kombinat.

Kështu që, do të doja shumë, por nëse dikush e ka një punë të mirë unë nuk refuzoj kurrë t’i jap merita kujtdo që ka dhënë një kontribut. Po më vjen keq sespe ishte një 4 vjeçar i humbur dhe nga ajo skena e shpifur e therjes së dashit kurban për vjedhjen e zgjedhjeve ndaj Edi Ramës dhe deri në finale them se një punë e mallkuar nuk del asnjëherë mirë dhe ajo ishte një punë e mallkuar që në fillim, me atë vjedhje të zgjedhjeve dhe nga therja e atij dashi nuk gjej dot një shkollë. Por nëse dikush do më thotë që Lulzim Basha ka bërë një shkollë në 4 vite, ndërkohë qe ne po flasim për shkollën e 17-të, do ia jepja meritën, po ta kishte bërë ai shkollën “Betim Muço”, “Hoxha Tahsim”…etj”, tha Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat