“Grabitja shkaktoi tronditje”, Lleshaj flet për ngjarjen në Tiranë

Shqipëria

“Grabitja shkaktoi tronditje”, Lleshaj flet për ngjarjen në Tiranë

Më: 2 maj 2020 Në ora: 13:33
Sandër Lleshaj

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj vlerëson policinë, që zbardhi në kohë të shpejtë grabitjen e ndodhur dje në fshatin Qinam të Tiranë, duke arrestuar tre autorët.

Lleshaj shkruan se edhe sot krimi mori përgjigje të shpejtë, duke shtuar autorët duhet të paguajnë jo vetëm detyrimin përballë ligjit, por edhe atë përballë familjes dhe shoqërisë në tërësi.

Postimi i Ministrit të Brendshëm

Edhe sot krimi mori një përgjigje të shpejtë nga Policia e Tiranës, drejtuesit dhe oficerët e të cilës meritojnë përgëzime të veçanta.

Me angazhim intensiv dhe profesionalizëm ata i dhanë qytetarëve një lajm lehtësues, pas tronditjes që shkaktoi grabitja e shëmtuar dhe e ulët e një nate më parë.

Goditja e fenomeneve të tilla, ku pabesisht dhe paturpësisht kryhen akte kriminale edhe brenda rretheve familjare, përveç reagimit policor, kërkon edhe reagim shoqëror.

Këta persona duhet të paguajnë jo vetëm detyrimin përballë ligjit, por edhe atë përballë familjes dhe shoqërisë në tërësi. Policia e Tiranës dha sot një mesazh të mirë angazhimi në shërbim të qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat