Mesazhi i Shefes së Reanimacionit te “Shefqet Ndroqi”: “Lufta është e fortë, s’kemi kohë të vajtojmë…”

Shqipëria

Mesazhi i Shefes së Reanimacionit te “Shefqet Ndroqi”: “Lufta është e fortë, s’kemi kohë të vajtojmë…”

Më: 2 maj 2020 Në ora: 13:38
Prof. Asoc. Alma Cani

Shefja e Reanimacionit te Spitali “Shefqet Ndroqi”, Prof. Asoc. Alma Cani, ka reaguar për situatën e krijuar nga koronavirusi, ku jep dhe një mesazh falënderues për gjithë ekipin që po përballet me këtë virus të rëndë.

Duke kujtuar me shumë dhimbje ata që nuk mundën dot të shpëtohen, e duke pranuar se sa vuajtje u shkakton bluzave të bardha kjo humbje, ajo thekson se “nuk kemi kohe te vajtojme, te leshohemi, ne na duhet te ngrihemi, te vrapojme pasi nje jete tjeter duhet shpetuar!”

Statusi i mjekes Alma Cani:

E nderuar qe jam pjese e stafit te reanimacionit ne SUSN “Shefqet Ndroqi”!

Te nderuar miq

Ne keto dite te veshtira te pandemise mbareborerore te gjithe ne u ndeshem me nje realiteti qe ishte jasht imagjinates, perpara nje lufte misterioze e te padukshme qe na tjetersoj jeten. Na beri te kuptojme qe fjala e urte e popullit se cfare sjell minuti nuk e sjell sahati kishte ndodhur tashme.

Prej vitesh ne spitalin SUSN, stafi i reanimacionit eshte marre me pacientet qe ne situatat gripale trajton kryesisht komplikacionet nga gripi qe atakojne mushkerine duke alteruar frymemarrjen dhe duke kerkuar asistenca te respiracionit me ventilator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat