Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, nuk bie dakord me të dhënat e publikuara nga kryeministri Edi Rama, sipas të cilave Shqipëria ka numrin më të vogël të viktimave për 1 milion banorë në Europë.
Vasili thotë se të dhënat janë të cunguara pasi numri i testimeve është shumë i papërfillshëm në raport me vendet e tjera në rajon por edhe në Europë.
Vasili: Edi Rama edhe nuk i teston shqiptarët edhe u thotë atyre qe nuk e kanë koronavirusin, bile u thotë edhe që Shqiperia është më mirë nga të gjithë në dynja.Pra Shqipëria për koronavirusin është fanar ndriçues në botë.Në kohën e komunizmit ishim fanar për bukën kudo në botë, tani jemi fanar për koronavirusin kudo ne bote.
Në realitet: në komunizem bukë s'kishim buke dhe u katandisem për faqe të zezë me tollon, ndërsa sot koronën shqiptaret e kalojnë pa i testuar njeri si halli qe i ka zene.Bravo Edi fanari.Kur s'të zë korona ty çdo gjë është ok. Për ty për shqiptarët në dreq vafshin boll që King Yuong Rama te jetë mirë.