COVID-19 godet edhe llixhat në Peshkopi, asnjë prenotim

Shqipëria

COVID-19 godet edhe llixhat në Peshkopi, asnjë prenotim

Më: 3 maj 2020 Në ora: 14:55
Peshkopi

Situata e krijuar nga COVID-19 në vendin tonë po jep efekt në ekonomi, duke ndikuar në shumë sektorë të saj.

Një ndër to është edhe ai i hotelerisë në qytetin e Peshkopisë në zonën e qendrës Balneare. Pronarët e hoteleve apo banesave që lëshohen me qira për frekuentuesit e llixhave thonë se kjo pranverë për ta ka shkuar dëm, pasi gjithçka u mbyll që në fillim të marsit.

Sikur të mos mjaftonte kjo, ata shprehen se nuk po marrin asnjë prenotim për sezonin e vjeshtës. Kjo sipas tyre për shkak të deklaratave se koronavirusi mund të rikthehet në shtator - tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat