Balliu trondit me parashikimin e tij: Të vjedhësh në këtë kohë është njësoj si të bësh vrasje!

Shqipëria

Balliu trondit me parashikimin e tij: Të vjedhësh në këtë kohë është njësoj si të bësh vrasje!

Më: 3 maj 2020 Në ora: 15:02
Klevis Balliu

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu teksa komentoi sot masat e marra nga qeveria në kuadër të luftës kundër koronavirusit, përsërini nevojë për të bërë sa më shumë testime, pasi vetëm në këtë mënyrë do të arrihet në lehtësimin e masave.

Ish-deouteti u shpreh për Fax News se përveç pandemisë së shkaktuar nga për një tjetër pandemi do të na presë së shpejti, siç është pandemia ekonomike.

Në lidhje me masat e marra nga qeveria ai tha “se paratë aty janë si për përballimin e situatës ashtu edhe për shtimin e testimeve”.

 “Paradoksi i Ramës në lidhje me masat për rihapjen e vendit qëndron në faktin kur ai deklaron se sallonet e bukurisë janë vatra të nxehta për përhapjen e koronavirusit ndërkohë pas dy ditësh del e thotë se do hapim këto subjekte.Qeveria duhet të marrë parasysh propozimet e opozitës dhe të zgjerojë financimin e familjeve në nevojë si dhe përkrahjen ndaj biznesit të vogël kryesisht”,- tha Balliu.

Pas pandemisë së shkaktuar nga Covid-19 ish-deputeti tha “se kemi edhe dy pandemi të tjera pandemia ekonomike dhe pandemia e papunësisë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat